Lajme

Lushtaku: Nëse Kurti do të donte zgjedhje, ka mundur të japë dorëheqje

06/11/2024 14:21
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka komentuar deklaratën e kryeministrit se Kosova është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja dhe se mund të ndodhin në vjeshtë ose në dimër.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti dhe Vetëvendosja është një gërdi me qëndrime të tilla.

“Së pari është një gërdi e madhe e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit me pas qëndrime të tilla vetëm për konsum ditor, me i ikë debateve, skandaleve dhe dështimeve ditore që i ka kjo qeveri”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se nëse kryeministri Kurti e kishte në mendje të shkonte në zgjedhje, duhet dhënë dorëheqje nga qeveria aktuale.

“Nëse e ka pas njet me shku në zgjedhje ka mujt me shku edhe tash duke dhënë dorëheqje prej qeverisë dhe sigurisht kishim pasur mundësi për të shkuar në zgjedhje, po të kishte dëshiruar që sovranit t’i jep mundësi”, përfundoi deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku.

/GazetaBlic/