Lajme

Lushtaku: Mungesa e ligjeve që prekin reformën në administratë publike paraqet dështimin total të Qeverisë Kurti

08/04/2022 18:02
nga:Astrit Gashi

Në interpelancën e sotme në Kuvend ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se mungesa e ligjeve që prekin reformën në administratë publike paraqet dështimin total të Qeverisë Kurti në këtë fushë.

“Po e shohim një ministër që nuk e ka prioritet administratën publike, reformën e saj. Po shihet qartë se është një dështim total i kësaj qeverie hipokrite, por jo në aspektin vetëm të detyrave si ministër, por edhe vet në funkionimin e dy ministrive po vihet në diskutim”, tha ai.