Lajme

Lushtaku: Misioni ‘MaMirë’ synon të mbështesë bizneset e të ndikoj në forcimin e ekonomisë!

01/23/2025 18:15
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, ka vizituar sot disa biznese.

Lushtaku tha se misioni ‘MaMirë’ synon të mbështesë bizneset, të ndikoj në forcimin e ekonomisë, e veçanërisht kushte më të mira pune për punëtorët.

“Palma” në Gjilan dhe “Wintech Sh.P.K.” në Parkun e Biznesit në Drenas janë dy biznese të mëdha në vend, të cilat lulëzojnë falë punëtorëve të zellshëm dhe të përgjegjshëm që, me djersën e tyre, mbajnë familjet dhe sigurojnë performancë të lartë dhe fitime të qëndrueshme për kompanitë” shkruan lushtaku raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se Mërgim Lushtaku kandidon në këto zgjedhje me numrin 100.

Postimi i plotë:

“Palma” në Gjilan dhe “Wintech Sh.P.K.” në Parkun e Biznesit në Drenas janë dy biznese të mëdha në vend, të cilat lulëzojnë falë punëtorëve të zellshëm dhe të përgjegjshëm që, me djersën e tyre, mbajnë familjet dhe sigurojnë performancë të lartë dhe fitime të qëndrueshme për kompanitë.

Misioni #MaMirë synon të mbështesë bizneset, e si rrjedhoj të ndikoj edhe në forcimin e ekonomisë, e veçanërisht planifikon kushte më të mira pune për punëtorët, për mundësi zhvillimi dhe një të ardhme më të mirë për ta dhe familjet e tyre.

#PDK131 ✅

#MergimLushtaku100 ✅