Lajme

Lushtaku: Mimoza të na tregojë kërkesat e Radoiçiqit – a u shfrytëzuan financat për armatim në Banjskë

10/09/2024 21:29
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për audio-incizimin e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shefja e GP të VV-së u koordinua me Radoiçiqin për gjyqtarin e Kushtetueses, ku supozohet që të dërfohej edhe statuti i Asociacionit.

Lushtaku ka thënë se Kusari-Lila duhet të tregojë se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit dhe nëse lidhen me financa, lind dyshimi nëse ato janë shfrytëzuar për armatim në Banjskë.

Postimi i tij i plotë:

Miq të respektuar,

Sot jemi dëshmitar edhe të një epizode tjetër të bisedës së Kryetarës se grupit parlamentar të Vetëvendosjës me kriminelin Radojçiq.

Nga këto biseda, ne po marrim vesh që shefja e Vetëvendosjës u koordinua me Radojçiqin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, aty ku supozohej të dërgohej edhe statuti i asociscionit ose zajdenicës siç i thoshin dikur.

Mimoza i kërkon favor Radojçiçit në lidhje me votimin në Kuvend të Kosovës, ndërsa Radojçiçi i kërkon favorizime financiare e të tjera.

Mimoza duhet të tregoj cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiçit, nëse lidhen me financa, lind dyshimi se mos ato financa janë shfrytëzu për armatimin e Banjskës.

Mergim Lushtaku