Lajme

Lushtaku me Halil Kastratin: Frymëzim për të gjithë ne – ka prekur mijëra zemra me veprat e tij bamirëse

03/23/2025 22:31
nga:G B

Mërgim Lushtaku nga PDK, i cili ka fituar sërish mandatin e deputetit, ka publikuar në Facebook, fotografi me humanistin Halil Kastrati, raporton Gazeta blic.

“Kur puna dhe përkushtimi bëhen me dashuri për njerëzit, ndryshimi është i pashmangshëm. Halil Kastrati ka prekur mijëra zemra me veprat e tij bamirëse dhe është një frymëzim për të gjithë ne. Respekt dhe mirënjohje për punën e tij të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Me mikun tim, Halil Kastratin – një humanist i madh dhe njeri i zemrës!

Kur puna dhe përkushtimi bëhen me dashuri për njerëzit, ndryshimi është i pashmangshëm. Halil Kastrati ka prekur mijëra zemra me veprat e tij bamirëse dhe është një frymëzim për të gjithë ne. Respekt dhe mirënjohje për punën e tij të jashtëzakonshme!

Bamirësia nuk varfëron, përkundrazi, e pasuron shpirtin!