Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në njëvjetorin e punës së saj.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka humbur argumentet për t’u ballafaquar në Kuvend dhe në debate televizive me opozitën.
“LVV-ja edhe pse ka dashtë ta transformojë Kosovën në një tjetër, më shumë ka arritur ta transformojë Albin Kurtin dhe LVV në një parti tjetër se çfarë ka qenë, sepse ka ardhur si një parti populliste me premtime gjigante për ndryshime të mëdha, ndërsa nuk kanë ndryshuar asgjë, vetëm se e kanë pasuruar fjalorin e tyre me poezi të ndryshme qeveritare”.
“E dimë shumë mirë, Kurti, me ardhjen në pushtet, premtimet më të mëdha i ka pasur karshi Serbisë, ka qenë pjesa e reciprocitetit, ata e kanë hequr fare edhe taksën 100 për qind që ishte e vendosur. Kemi një import më të madh se sa viteve të kaluara sa i përket importit të Serbisë në Kosovë, ky është faji i qeverisë”.
“Ata nuk veprojnë ligjërisht, nuk kemi hapa konkret sa i përket reciprocitetit, nga ata kemi hapa vetëm nga pjesa tabelare”, ka thënë Lushtaku, njofton Klankosova.tv.
Malishevë: Digjen dhjetëra hektarë pyje, kryetari Kastrati bën thirrje për kujdes


