Lajme

Lushtaku: Kurti sot pranoi Zajednicën, do të mbahet mend për bosnjëzimin e Kosovës

02/06/2023 20:51
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklaratës së fundi të kryeministrit Kurti, ku tha se pranoi propozimin franko-gjerman, raporton GazetaBlic.

Lushtaku në rrjetin social “Facebook” e quan Kurtin kryemashtruse dhe sipas tij, Kurti sot e pranoi ‘Zajednicën’.

“Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës”, shkroi Lushtaku.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht, Politikani i cili nuk ka lënë asnjë metodë të veprimit pa përdorur për luftimin e Zajednicës, sot e pranoi atë, pa njohje të Kosovës nga Serbia.

Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës.

Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!

sp;