Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik për blerjen e Dronëve Bajraktar për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai gënjeu duke thënë se ka raporte të mira me presidentin Erdogan, të cilin e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin.
Lushtaku ka thënë se Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka shtuar se ai vetë kur ka qenë personalisht në Turqi, ka kërkuar që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!
Postimi i tij i plotë:
Blerja e Dronëve Bajraktar për Kosovën, është lajm i mrekullueshëm!
Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë.
Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme.
Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!
Urime Kosovë!
Teşekkürler Başkan Erdoğan,
Teşekkürler Türkiye!


