Sporti

Lushtaku: Kemi karakter fitues, po rritemi si ekip

10/15/2021 15:23
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka barazuar me Ulpianën me rezultat 1-1, kurse Drenica ka fituar bindshëm me rezultat 4-0 ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica shënoi katër herë në portën e Feronikelit. Fillimisht Kreshnik Uka u gjend mirë për të përfituar nga topi i kthyer nga goditja e Zabergjes në minutën e 12’të të takimit.

Për të dyfishuar avantazhin për Drenicën u përkujdes, Dennisson i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje të Feronikelit në minutën e 26’të të takimit.

Epilogun përfundimtar të pjesës së parë e vulosi Zabergja i cili shënoi golin e tretë për Drenicën në minutën e 40’të të takimit.

Kreshnik Uka realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Drenicën në minutën e 60’të nga penalltia.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i cili tha se është krenar me lojtarët e tij.

“Pavarësisht kushteve të rënda, terreni i rëndë dhe i rrëshqitshëm, unë jam krenar për këta djem për disiplinën e treguar deri në fund, arritëm të shënojm 3 herë në pjesën e parë me angazhim, i pamundësuam Feronikelit krijimin e aksioneve, këta djemë meritojnë shumë sepse kanë karakter fitues, jemi në rrugë të mbarë, po rritemi si ekip”, tha Lushtaku.

/GazetaBlic Sport/