Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kapitulli i ri me numrin 131 po bëhet realitet, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se populli e të qartë se kanë rënë maskat e atyre që mohuan çdo përpjekje dhe sakrificë gjatë shtetndërtimit.
Si dëshmi se PDK është forca e ndryshimit që kërkon populli ka thënë se është tubimi në Ferizaj.
“Terri apo mungesa e energjisë elektrike në Ferizaj dhe në pjesët tjera të vendit, do të mbeten vetëm një kujtim i keq nga një qeveri e stërkequr”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
PDK – Kapitulli i ri me numrin 131 po bëhet realitet!
Populli tashmë e ka të qartë se maskat e atyre që mohuan çdo përpjekje dhe sakrificë gjatë shtetndërtimit kanë rënë! Ata të cilët e kishin gojën plotë drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit kurse në anën tjetër në mënyrë të paskrupull vodhën në energji, vaj, grurë e sheqer, nuk mund të qëndrojnë më në pushtet!
Tubimi në Ferizaj është një dëshmi e rradhës se PDK-ja është forca e ndryshimit që kërkon populli. Nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, po rikthejmë shpresën për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar.
Terri apo mungesa e energjisë elektrike në Ferizaj dhe në pjesët tjera të vendit, do të mbeten vetëm një kujtim i keq nga një qeveri e stërkequr.
Kandidatët tanë në listën fituese me numrin 131 janë plotësisht të angazhuar për këtë fitore historike. Takimet dhe tubimet e shumta anë e kënd vendit, po dëshmojnë mbështetjen e fortë dhe në rritje të vazhdueshme.
Voto 131 – Voto PDK
Voto #BedriHamza1
Voto #MergimLushtaku100