Lajme

Lushtaku: Ka filluar të më pëlqejë Albini, por jo si politikan – si stand-up komedian!

12/29/2024 14:26
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti, duke e krahasuar me një komedian stand-up, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se Kurti ka arritur “levelin e fundit” në politikë dhe tani po përgatitet për një karrierë në Netflix, duke bërë batuta në Kuvend.

Lushtaku shtoi se, edhe pse vendi është në vështirësi, militanti i VV-së do të qeshë me çdo shaka të re.

E plotë:

Ka filluar të më pëlqejë Albini, por jo si politikan – si stand-up komedian! Më duket se ka kuptuar edhe vetë që në politikë ka arritur “levelin e fundit” dhe tani po stërvitet për Netflix Special-in e tij.

Mos u habitni nëse herën tjetër në Kuvend na reciton ndonjë batutë të re – të paktën militanti do qeshë, edhe nëse vendi qan!