Lajme

Lushtaku godet VV-në: Të papërgjegjshëm, nuk kanë qenë të sinqertë kur e kanë kërkuar votën para qytetarëve

12/01/2021 00:11
nga:Gazeta Blic

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke e quajtur të papërgjegjshme dhe të pasinqertë kur e ka kërkuar votën e qytetarëve.

“Dhe lirisht mund të them se është ligjistratura më e dobët gjatë kësaj periudhë fatkeqësisht, dhe kjo mazhurancë nuk ka ditur me udhëheq dhe me realizu.. ata janë jashtë detyrës së tyre, janë të pandëgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm, nuk kanë qenë të sinqertë kur e kanë kërku votën para qytetarëve”, ka thënë Lushtaku për Edicionin Special.

Sipas Lushtakut kjo qeveri nuk ka realizuar as gjashtë për qind të projektligjeve.

“E marr me shqetësim së pari si deputet e pastaj edhe si qytetar, duke qenë se ka planifiku 192 projektligje dhe vetëm dy-tri i ka miratu dhe shumë pak marrëveshje të ratifikuara, e shohim se as gjashtë për qind e ligjeve të planifikuara nuk janë të miratuara”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo qeveri duhet të rrijë edhe pak në pushtet që qytetarët t’ia shohin fytyrën e vërtetë.