Lajme

Lushtaku: Fundi i serialit monoton “Qeveria Kurti” po vjen – Si përherë, gënjyen e mashtruan dhe në fund dështuan

10/26/2025 12:55
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, thotë se fundi i serialit monoton ‘Qeveria Kurti’, po vjen, raporton GazetaBlic.

Lushtaku thotë se Kosova nuk ka nevojë për sezonin e tretë të mashtrimeve, përçarjeve dhe viktimizimeve të rreme.

Tutje ai shton se populli duhet të flasë me zë të fortë e të qartë kundër këtyre mashtruesve.

Postim i plotë:

Fundi i serialit monoton “Qeveria Kurti” po vjen.

Kosova nuk ka nevojë për sezonin e tretë të mashtrimeve, përçarjeve dhe viktimizimeve të rreme.

Thanë, votojeni Kuvendin, se ne i kemi votat për qeverinë Kurti 3.

Si përherë, gënjyen e mashtruan dhe në fund dështuan.

Populli duhet të flasë me zë të fortë e të qartë kundër këtyre mashtruesve.

Mergim Lushtaku