Lajme

Lushtaku fton qytetarët që të marrin pjesë në Kuvend për ligjin që ndalon importimin në Kosovë të veturave më të vjetra se 10 vite

03/01/2024 20:45
nga:Sh R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, përmes një video adresimi ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në tryezën e Kuvendit për ligjin që ndalon importimin në Kosovë të veturave më të vjetra se 10 vite

Lushtaku ka njoftuar se kjo mbledhje në Kuvend do të mbahet me datën 8 mars, duke filluar nga ora 10.

“Përmes kësaj video, ju njoftoj rreth nismës ligjore për evitim të barrierës që ndalon importimin në Kosovë të veturave më të vjetra se 10 vite.

Të diskutojmë së bashku! Data: 08.03.2024, në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Lushtaku.