Deputeti i Paritsë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës së ShBA-së, e mbështetur nga NATO, për përgatitje evakuimi nuk është paralajmërim i zakonshëm por është kambanë alarmi, raporton GazetaBlic.
Lushtaku thotë se është koha që edhe mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit ta kuptojnë se Kosova është në rrezik, dhe atdheu është më i madh e më i rëndësishëm se individi.
Postimi i plotë:
“Kur një budalla hedh një gur në bunar, 100 të mençur nuk e nxjerrin.” Kështu ndodh kur politika bëhet inat, e jo vizion.
Deklarata e Ambasadës së SHBA-së, e mbështetur nga NATO, për përgatitje evakuimi nuk është paralajmërim i zakonshëm – është kambanë alarmi.
Po, duam sovranitetin dhe drejtësinë.
Por gjithmonë i kemi dashur dhe i kemi arritur me përkrahjen e miqve tanë: SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.
Çdo hap që na largon prej tyre i shërben planit të Serbisë, që prej vitesh punon për ta paraqitur Kosovën si problem, e jo si partner.
Është koha që edhe mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit ta kuptojnë se Kosova është në rrezik, dhe atdheu është më i madh e më i rëndësishëm se individi.
Sot duhet të jemi zëri i arsyes.
Jo i inatit. Jo i verbërisë.
Mergim Lushtaku


