Lajme

Lushtaku: Asnjë deputet nga radhët e PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

05/27/2025 11:03
nga:Mergim Rreci

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku është pronocnuar për media para fillimit të seancës.

Ai ka mohuar raportimet e fundit për vota të mundshme nga kjo parti për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

“Asnjë deputetë nga radhët e PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryeparlamentare dhe Lëvizjen Vetëvendosje për të krijuar qeverinë. Kjo do të dëshmohet në Kuvend”, ka deklaruar Lushtaku.

/GazetaBlic/