Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka reaguar pas fitores së presidentit Donald Trump.
Lushi ka thënë se “shqiptarët do të jenë me Amerikën, pavarësisht kënd e vendos populli amerikan në krye”.
Ai ka kujtuar edhe gabimet që kanë bërë shqiptarët kundër Donald Trumpit dhe njerëzve të tij.
“Disa shqiptarë kanë bërë gabime dhe gafa bukur trashanike kundrejt fituesit Trump dhe disa njerëzve të tij. Po bëjnë hapin e parë të duhur duke lëpirë atë që kanë pështyer pa asnjë mençuri dhe si amatorë të vërtetë e pa pikën e nevojës.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i saj:
Shqiptarët do të jenë me Amerikën, pavarësisht kënd e vendos populli amerikan në krye. Amerika do të jetë me shqiptarët dhe sidomos Kosovën, pavarësisht kush është në krye të Amerikës. Shumica e interesave shqiptaro-amerikane janë konvergjente.
Disa shqiptarë kanë bërë gabime dhe gafa bukur trashanike kundrejt fituesit Trump dhe disa njerëzve të tij. Po bëjnë hapin e parë të duhur duke lëpirë atë që kanë pështyer pa asnjë mençuri dhe si amatorë të vërtetë e pa pikën e nevojës.
Do të na duhet punë sepse disa nuk kemi investuar zgjuar duke depërtuar si duhet në rrethin e Presidentit Trump. Por nuk duhet brengosur deri në dëshpërim. Duhet reflektim dhe riorganizim ndër shqiptarë të Amerikës dhe në tokat tona në Ballkan për të mbrojtur dhe promovuar interesat shqiptare, amerikane dhe shqiptaro-amerikane pa zallamahi, por me mençuri dhe inteligjencë.
Urime dhe suksese Presidentit të ri dhe të vjetër të ShBA-së Donald J. Trump!