Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A”.
Lushaku-Sadriu, thotë se ‘vendimi i sotëm i Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë është tendencë për të minimizuar punët e mira që po bën kryetari Përparim Rama’.
“Kjo tendencë, për të vënë në funksion edhe familjarët e deputetëve për të dëmtuar sukseset e projekteve komunale të LDK-së, është e paprecedentë, e rrezikshme dhe duhet ndaluar menjëherë. Politikat dhe qeverisjet në nivele të ndryshme brenda një shteti duhet të synojnë të mirën e qytetarëve e jo luftë partiake të rrezikshme për shtetin” shkruan Lushaku-Sadriu raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


