As Jehona Lushaku-Sadriu nuk ka bërë të ditur nëse është “për” apo “kundër” dorëheqjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pak para mbledhjes së sotme, ajo ka deklaruar se takimi do të shfrytëzohet për të bërë një analizë të përgjithshme të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Takim për të bërë një bilanc se si kanë shkuar zgjedhjet dhe një analizë të përgjithshme. E besoj që, në bazë të statutit, do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë, ku do ta caktojmë edhe datën për kuvendin,” tha ajo.
Lushaku-Sadriu ka theksuar rëndësinë e debatit të brendshëm në parti.
“LDK njihet për debat të brendshëm dhe demokraci të brendshme. Është tepër e shëndoshë që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë.”


