Lajme

Lushaku – Sadriu: LDK e mbështet një marrëveshje e cila ruan kushtetueshmërinë e Kosovës

2 vite më parë
nga:Astrit Gashi

Kryetarja e forumit të gruas në LDK, Jehona Lushaku- Sadriu ka folur për qëndrimin e LDK’së për modelin e dy Gjermanive, model ky i propozuar për Kosovën.

Lushaku në T7 tha se LDK’ja e mbështet një marrëveshje e cila ruan kushtetueshmërinë e Kosovës.

“Ka shumë versione që qarkullojnë, por qëndrimi i LDK’së është shumë i qartë. Ne e mbështesim cdo zgjidhje që mbeshteten në disa parime kryesore, e ato janë që të ruhen kushtetushmëria e Kosovës, që respekton sovranitetin e shtetit tonë është e pranueshme për ne”, tha ajo.