Lajme

Lushaku: Kjo qeveri është e paaftë, s’di si t’i menaxhojë krizat

10/12/2022 19:09
nga:Astrit Gashi

Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, ka thënë se qeveria e tanishme është e paaftë dhe nuk di t’i menaxhojë krizat.

“Nuk ka kapacitet. Është e paaftë, është qeveri që nuk di të menaxhojë me krizat. Nuk mund të thuash gjithmonë ëshët krizë globale”, ka thënë Lushaku në Info Magazinë.

Ajo madje tha se Qeveria Kurti ka arritur ta mirëmbajë një grevë për 100 eurot e mësimdhënësve.

Kjo qeveri, përveç që nuk ka arritur t’i menaxhojë krizat, ka arritur ta mirëmabjë një grevë për njëqind euro që i kanë kërkuar mësimdhënësit. Jo që nuk ëhstë në gjendje për të dialoguar, por kjo është duke i mirëmbajtur këto kriza për arsye të ndryshme që i ka, për të fshehur paaftësinë e saj për të gjetur zgjidhje.

Sipas saj, qeveria as nuk po dëgjon as s’po gjen zgjidhje.