Lajme

Lushaku i reagon Kurtit për videon drejt prindërve: Po mundohet të shfajësohet për përmbajtjen e doracakëve

11/17/2024 20:43
nga:G B

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të tij për doracakët problemtatikë të Edukimit Seksual në shkolla.

Në vlerësimin e saj, Lushaku thotë se me këtë veprim Kurti po tenton të shfajësohet, transmeton klankosova.tv.

”Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video.  Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023!  Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”.

Kurti reagon rreth Doracakëve për edukimin seksual: Kemi qenë cak i një fushate të egër propaganduese