Euro2024

Lunin u kërkoi falje shokëve të kombëtares ukrainase për gabimin në ndeshjen kundër Rumanisë

06/17/2024 20:20
nga:Lorik J

Portieri i kombëtares së Ukrainës, Andriy Lunyin, i ka kërkuar falje skuadrës së tij sot pas gabimit që bëri në ndeshjen kundër Rumanisë në xhiron e parë të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Rumania sot e ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3-0, duke krijuar befasinë e parë në Europian, përcjell GazetaBlic Sport.

Lunin nuk ishte në formën më të mirë dhe pas takimit, ai iu kërkoi falje bashkëlojtarëve të tij për gabimet.

“Gabimi im i parë ndryshoi rrjedhën e lojës, unë tashmë i kam kërkuar falje skuadrës sime”, tha Lunin.