Lajme

Lumir dhe Albina Abdixhiku flasin për sfidat e martesës dhe prindërimit

01/15/2025 20:02
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij, Albinën, kanë qenë të ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

Kjo intervistë, e para për ta së bashku, solli momente të veçanta nga përditshmëria dhe marrëdhënia e tyre familjare.

Gjatë intervistës, Lumiri foli me humor për sfidat e prindërimit, duke përmendur lodhjen që vjen me kujdesin ndaj fëmijëve të vegjël.

“Fëmija qohet natën 20 herë ta prishë gjumin,” tha ai me një buzëqeshje, duke shtuar se këto momente, ndonëse të vështira, janë pjesë e bukurisë së të qenit prind.

Albina, nga ana tjetër, ndau perspektivën e saj mbi balancimin e jetës familjare me angazhimet e përditshme dhe mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe Lumiri i japin njëri-tjetrit.

Kjo paraqitje në “Canapé” shfaqi një anë më personale të çiftit Abdixhiku, duke i sjellë ata më afër publikut.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.