Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Prizren ku është takuar me struktura të LDK-së në këtë komunë.
Abdixhiku thotë se qytetarët e Prizrenit kanë zgjidhje të lehtë kësaj herë për të votuar e ai është, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Anton Qunin.
Kreu i LDK-së ka shkruar fjalë të mëdha për Qunin.
Postimi i plotë:
Nga Prizreni i Lidhjes, takim me asambleistët e Lidhjes. Në qytetin e njerëzve të mirë, të kulturës, bashkëjetesës e Rilindjes, Antoni na përfaqëson me plot dinjitet.
Mik i jashtëzakonshëm, patriot i madh, udhëheqës i dëshmuar – Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë!
#përtëgjithë
#LDK160