Lajme

Lumir Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik

07/27/2026 15:27
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pas përfundimit të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit, Sekretariati i Përgjithshëm ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve të Kuvendit, i nevojshëm për thirrjen e mbledhjes.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa vendi i mbajtjes dhe detajet organizative do t’u komunikohen delegatëve sipas procedurave statutare.

LDK theksoi se procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, parimet demokratike dhe transparencën institucionale.