Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të zhvilloj nesër një takim me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Kosovë.
Sot ata kanë takuar presidenten e vendit dhe kryeministrin e Kosovës ku është diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.
Pasi të përfundojnë vizitën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Serbinë.