Lajme

Lumir Abdixhiku sot në takim me mërgatën në Zvicër

12/14/2025 09:13
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë sot nga ora 13:30 një takim me mërgatën shqiptare në Zvicër, raporton GazetaBlic.

Në këtë takim do të diskutohet programi qeverisës, vizioni zhvillimor dhe angazhimi për një Kosovë sipas aspiratave të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

E dashur Mërgatë në Zvicër,

Kandidati jonë për Kryeministër Lumir Abdixhiku ju pret sot nga ora 13:30 në takimin e organizuar me ju.

Ejani, të flasim për programin qeverisës, vizionin zhvillimor dhe për një Kosovë siç e duam të gjithë!

Shihemi!