Lajme

Lumir Abdixhiku pritet në Shkup nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

08/19/2021 16:33
nga:Gazeta Blic

Pas takimit që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte në Tiranë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, sot në Shkup është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se është diskutuar për persiektivën e dy vendeve dhe për bashkëpunimin rajonal, raporton Gazeta Blic.

“Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Balkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryetari Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kanë vizituar sot Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Në ketë takim, është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillmiet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi. Kryetari Abdixhiku dhe Kryeministri Zaev theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Balkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues.

Palët u dakorduan të vazhdojnë takimet e komunikimet e hapura e të drejta.

Ky takim është vazhdim i një sërë takimesh, ku ditë më parë kryetari Abdixhiku bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku ka shtruar çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në ditët në vijim kryetari Abdixhiku do të takohet edhe liderët tjerë të shteteve fqinje për të diskutuar për partneritetin dhe perspektivën evropiane.

Ndryshe, ditë më parë Abdixhiku në Tiranë është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim është diskutuar për raportet Kosovë- Shqipëri dhe për bashkëpunimin rajonal.