Lajme

Lumir Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën dhe zhvillim konkret

12/22/2025 22:34
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në shkollën “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit të Prishtinës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se qytetarët e kryeqytetit po zgjedhin ndryshimin dhe kërkojnë zhvillim, projekte konkrete dhe normalitet.

Abdixhiku premtoi investime prej 1.5 miliardë eurosh për Prishtinën, duke përfshirë Unazën e Jashtme, Qendrën Sportive, teatrot dhe parkun teknologjik, dhe prezantoi kandidatët e LDK-së për Degën III të Prishtinës.