Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Podujevën, ku ka theksuar përkushtimin e qytetarëve për zhvillim, vende pune, arsim dhe shëndetësi dinjitoze, raporton GazetaBlic.
Ai ka nënvizuar se LDK është zgjidhja për një shtet që funksionon dhe politikë që respekton qytetarin, duke prezantuar kandidatët e Podujevës me numrat e tyre.
Postimi i plotë:
Ky është Llapi ynë! 🔥✌️
Çdo ngjarje të zakonshme e kthen në kujtesë të jashtëzakonshme. Ishte zjarrtë; ishte flakë!
Në Podujevë u takuam me njerëz që nuk e kanë lëshuar kurrë shpresën, që e kanë mbajtur LDK-në gjallë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Me burra e gra që dinë të dallojnë zhurmën nga puna, propagandën nga vizioni, premtimin bosh nga fjala e mbajtur.
Llapi kërkon zhvillim real, vende pune, arsim dhe shëndetësi dinjitoze. Kërkon shtet që funksionon dhe politikë që respekton qytetarin. Dhe këtë rrugë e gjen tek Lidhja Demokratike e Kosovës.
Me këtë energji, me këtë besim dhe me këtë frymë, Llapi është gati për ndryshim.
LDK është shpresa.
Podujeva në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë profesionistë, me përvojë dhe integritet publik: me numër 13 dr. Ekrem Hyseni, me numër 27 Arjeta Salihu Abazi, me numër 65 Visar Hoti, me numër 66 Qëndrim Softolli dhe me numër 67 Vezir Januzi.


