Lajme

Lumir Abdixhiku: Në Bardhin e Madh gjetëm ngrohtësi, LDK-në e kërkuar tash e sa kohë qytetarët tanë tashmë e kanë!

01/19/2025 20:56
nga:Lorik J

Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në fshatin Bardhi i Madh në Fushë Kosovë për takim me qytetarët.

Abdixhiku potencon se në Bardhin e Madh gjetën ngrohtësi e thirrje për ndryshim, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë gjeni postimin e Lumir Abdixhikut:

“Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës. Dhe këtu, si në çdo vend tjetër, të madh e të vogël pa dallim, gjetëm masivitet, gjetëm ngrohtësi, gjetëm thirrje për ndryshim!

LDK-në e kërkuar tash e sa kohë qytetarët tanë tashmë e kanë! Prandaj dhe e mbështesin me zemër!

Kjo mbështetje na jep jo vetëm festë, lor dhe ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që na pret! Pritjet e tyre, thirrjet e tyre, kërkesat e tyre janë detyrime para së cilave rreshtohemi me nder e dinjitet!

LDK është dashni”, shkroi Abdixhiku.

/GazetaBlic Sport