Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në fshatin Bardhi i Madh në Fushë Kosovë për takim me qytetarët.
Abdixhiku potencon se në Bardhin e Madh gjetën ngrohtësi e thirrje për ndryshim, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë gjeni postimin e Lumir Abdixhikut:
“Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës. Dhe këtu, si në çdo vend tjetër, të madh e të vogël pa dallim, gjetëm masivitet, gjetëm ngrohtësi, gjetëm thirrje për ndryshim!
LDK-në e kërkuar tash e sa kohë qytetarët tanë tashmë e kanë! Prandaj dhe e mbështesin me zemër!
Kjo mbështetje na jep jo vetëm festë, lor dhe ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që na pret! Pritjet e tyre, thirrjet e tyre, kërkesat e tyre janë detyrime para së cilave rreshtohemi me nder e dinjitet!
LDK është dashni”, shkroi Abdixhiku.
/GazetaBlic Sport