Me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit Fahri Beqiri, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik.
“Sot, muzika dhe arti humbi njërin nga kompozitorët më të shquar dhe më të dashur për publikun tonë, Fahri Beqiri. Ai la pas krijimtari të suksesshme muzikore, ndërsa kjo trashëgimi e tij e pasur artistike do të nderohet dhe do të jetojë përjetë duke qenë kështu shembull frymëzimi e motivimi për shumë breza të rinj të artistëve shqiptarë. Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë artdashësit dhe vendin tonë në përgjithësi. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Le të jehojë përjetë kënga e tij!”


