Sporti

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Zhegrovës: Djalë i ri, i sjellshëm dhe me edukatë – e kam parë përkushtimin e tij, është yll evropian

09/08/2024 19:23
nga:E K

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.

Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros, shkruan GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

Për këtë ka reaguar politikani, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku i doli në mbrojtje Zhegrovës duke e cilësuar atë si një djalë të ri të edukuar dhe të sjellshëm.

Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet.

E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë. Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm. Asnjëherë arrogant.

Intelegjent në diskutime ani pse është veç në të 20-tat. Të kesh kaq shumë jetë strikte në këtë moshë të re shpesh them se është dënim. Por, ja që vetëm një i përkushtuar – një profesionist – bën kaq disiplinë!

Përtej gjithë këtyre, e pavarësisht gjithë këtyre, Edon Zhegrova është yll evropian“, shkruhet në postimin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë:

/GazetaBlic Sport/