Lajme

Lumir Abdixhiku e Imri Ahmeti marrin mbështetje të madhe në Vushtrri e Llap

01/21/2025 23:14
nga:G C

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili është edhe kandidat për deputet me numrin 7, bashkë me Lumir Abdixhiku, kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës gjatë vizitës së tyre në Vushtrri dhe Llap.

Pritja në këto dy qytete ishte e ngrohtë dhe e fuqishme, duke treguar entuziazmin dhe besimin e qytetarëve për zhvillimin dhe ndryshimin që ofron LDK.

Ahmeti dhe Abdixhiku, thonë se janë të vendosur të çojnë përpara proceset e rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.