Lajme

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

01/10/2026 15:03
nga:Y I

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet.

Një pjesë e fshatit Samadrexhë e këtij qyteti është vërshuar nga uji, pasi që Lumi Toplluha ka dalë nga shtrati.