Lajme

Lumi Mat merr jetën e një burri 66-vjeçar që tentoi ta kalonte

01/04/2026 10:59
nga:G B

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit.

Atje, një 66-vjeçar humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e fortë e lumit Mat. Viktima, Xhemal Zhuku, po tentonte të kalonte lumin kur u rrëmbye nga uji.

Trupi i pajetë i tij u gjet disa kilometra më larg vendit të ngjarjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kërkimin e tij morën pjesë familjarët, banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në kalimin e lumit, veçanërisht pas reshjeve që kanë rritur rrjedhën e ujit, raporton JOQ.