Lajme

Lumezi: Nuk duhet të ngutemi me vetingun

03/21/2022 22:02
nga:Q R

Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit në emisionin “Prime”, në RTK, tha se Kosova ka ende shumë probleme në sistemin e drejtësisë, ka mangësi, mungesa procedurale e shumë të tjera, por këto nuk duhet të jenë arsye për një veting të menjëhershëm.

“Ka mangësi në sistemin e drejtësisë, por këto nuk duhet të jenë arsye për një veting të menjëhershëm, vetingu duhet të bëhet çdo ditë. Para se të fillojë procesi i vetingut, duhet të bëhen analiza të mira, nga ekspertë të drejtësisë, organizata të shoqërisë civile, nga partnerët ndërkombëtarë, për t’i parë mangësitë reale me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial. Dhe pas evidentimit të atyre mangësive, atëherë mund të flasim për një proces dhe një reformë brenda sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Sipas kryeprokurorit Lumezi, vetingu duhet të jetë si masë e fundit për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Kryeprokurori Lumezi: Kemi punuar shumë, jemi të pakënaqur me gjyqtarët