Lajme

Lumezi mban takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, kërkon nga ta pavarësi institucionale në drejtësi

11/19/2021 16:51
nga:M K

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, bashkë me kryetarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, si dhe Prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, kanë mbajtur takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Një gjë e tillë është njoftuar nëpërmjet një komunikate nga KPK-ja dërguar medieve, ku tha se u diskutua edhe për çështjen e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Përfaqësuesit e sistemit prokurorial prezantuan dhe mbrojtën qëndrimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kërkuan nga Komisioni i Venecias që të mos lejohet interferimi i pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë dhe të sigurohet pavarësia institucionale, duke u bazuar në parimet më të avancuara ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.