Showtime

Lumbardhi flet për Kaderin jashtë “BBVK”: Jam krenar që e kam të dashur

02/05/2024 14:28
nga:G B

Lumbardhi u shpall fitues i “Big Brother VIP 2″.

Përveç fitores, ai krijoi edhe lidhje me njërën banore, përkatësisht Kaderin.

Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ai ka folur pikërisht për lidhjen e krijuar.

Ai tha se ndjehet krenar që e ka të dashur.

“E ka zemrën shumë të mirë, më ka dhënë shumë dashuri. Jam krenar që e kam”, tha ai.

Lumi poashtu tha se mezi pret ta njohë edhe më shumë Kaderin jashtë shtëpisë, pasi siç tha ai, presioni i kamerave ka bërë të veten.