Lumbardhi u shpall fitues i “Big Brother VIP 2″.
Përveç fitores, ai krijoi edhe lidhje me njërën banore, përkatësisht Kaderin.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ai ka folur pikërisht për lidhjen e krijuar.
Ai tha se ndjehet krenar që e ka të dashur.
“E ka zemrën shumë të mirë, më ka dhënë shumë dashuri. Jam krenar që e kam”, tha ai.
Lumi poashtu tha se mezi pret ta njohë edhe më shumë Kaderin jashtë shtëpisë, pasi siç tha ai, presioni i kamerave ka bërë të veten.