Showtime

Lumbardhi dhe Kaderi ftojnë fansat në sheshin e Vitisë

02/06/2024 09:37
nga:G B

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu ka njoftuar se sot do të dalë në sheshin e Vitisë për të pirë kafe bashkë me të dashurën e tij, Kaderin.

Këtë e ka treguar përmes një fotografie në rrjetin social Instagram.

Ai tha se dëshiron t’i falënderojë të gjithë mbështetësit e tij përgjatë rrugëtimit brenda shtëpisë më të famshme në vend.