Lumbardh Salihu, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se interesin për të hyrë në politikë e ka pasur që para se të bëhej i njohur në “Big Brother”, ku përdori platformën për t’u njohur më shumë nga publiku.
Ai ka theksuar se në gjysmëfinalen e programit, veshi një këmishë me figurën e presidentit legjendar Ibrahim Rugova për të sinjalizuar qasjen e tij politike.
“Unë, interesin për të hyrë në politikë e kam pasë para se të hyjë në “Big Brother”, ku përmes asaj kam dashtë që njerëzit të më njohin më shumë. Pasi që e kemi pasë të ndaluar për të folur rreth politikës, në gjysmë finale e vesha këmishën me figurën e presidentit tonë legjendar Ibrahim Rugova, në mënyrë që të sinjalizojë qasjen time në politikë”, tha Salihu.
Salihu ka shpjeguar se frymëzimi i tij politik ka ardhur nga vizioni i Rugovës, ndërsa tashmë, edhe vizioni i Lumir Abdixhikut, i ka dhënë guximin për të besuar se mund të bëhet një faktor i rëndësishëm në politikën kosovare.
Salihu është i bindur se pas 9 shkurtit, Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe beson se programi “Rruga e re” ofron zgjidhje për sfidat që përballon vendi.
“Kur kam shkuar unë në Austri, ka qenë vetëm një hero politik, Ibrahim Rugova. Mua më ka pëlqyer shumë vizioni i tij. Por, mund të them që edhe vizioni i kryeministrit në ardhje, Lumir Abdxhiku më ka jap guximin që të mendojë se mund të jem një faktor i rëndësishëm në politikë. Lumir Abdixhiku, pas 9 shkurtit do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Unë besoj edhe në programin “Rruga e re” sepse ka zgjidhja për secilin problem që ballafaqohet Kosova”, thotë Salihu.
Intervista e plotë:


