Lajme

Lumbardh Salihu pritet në vizitë nga familja Rugova, merr mbështetje për rrugëtimin e tij politik

02/08/2025 15:56
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 77, Lumbardh Salihu, është pritur për vizitë nga familja Rugova.

Salihu shprehet se ndihet jashtëzakonisht i nderuar nga pritja që i është bërë nga familja e Presidentit historik për të cilin thekson se ka qenë edhe heroi i tij politik.

Ai ka falenderuar veçanarisht Ukë Rugovën për mikpritjen dhe mbështetjen.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e LDK-së, partisë që ai e themeloi, dhe që sot ndjek me përkushtim filozofinë e tij politike” shkruan Salihu raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga pritja e familjes Rugova, familjes së Presidentit historik të Republikës së Kosovës, i cili ka qenë dhe mbetet heroi im politik. Falënderoj veçanërisht Ukë Rugovën për mikpritjen dhe mbështetjen e tij në rrugëtimin tim politik. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e LDK-së, partisë që ai e themeloi, dhe që sot ndjek me përkushtim filozofinë e tij politike. #ldk124✅ #lumi77✅