Lajme

Lumbardh Salihu me mbështetje të madhe nga diaspora- Ky solidaritet më fryëmëzon dhe motivon!

12/28/2024 20:41
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumbardh Salihu, i cili mban numrin 77 në këto zgjedhje ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pritur shumë miq dhe familjarë që kanë ardhur nga diaspora për t’a mbështetur.

Salihu ka thënë se një solidaritet i tillë e frymëzon dhe motivon që të punojë me përkushtim për të mirën e përbashkët.

“Ju ftojmë të gjithëve që të vazhdoni të na mbështesni, sepse së bashku mund të arrijmë më shumë për të ardhmen e vendit tonë. Faleminderit, diaspora jonë, për mbështetjen tuaj të paçmueshme” ka shkruar Salihu karahas fotografisë me miq raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Me zemër plot mirënjohje, mirëpritëm sot miq e familjarë që kanë udhëtuar nga diaspora për të qenë pranë nesh dhe për të treguar mbështetjen e tyre ndaj meje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky solidaritet na frymëzon dhe na motivon të punojmë me përkushtim për të mirën e përbashkët.

Ju ftojmë të gjithëve që të vazhdoni të na mbështesni, sepse së bashku mund të arrijmë më shumë për të ardhmen e vendit tonë. Faleminderit, diaspora jonë, për mbështetjen tuaj të paçmueshme!

Bëhu ndryshimi – Numri 77!

#Lumir2025 #LUMI77