Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka reaguar pas hapjes zyrtare të fushatës së këtij subjekti politik.
Salihu tha se LDK-ja sonte dëshmoi se fryma e saj është ende e gjallë dhe plot energji.
Ai theksoi se në secilin emër të kandidatëve për deputet rrezatonte besimi për një të ardhme më të ndritur.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sot dëshmoi se fryma e saj është ende e gjallë dhe plot energji. Në një tubim të madh, u prezantua lista e fitores.
Në secilin emër të shpallur, rrezatonte besimi për një të ardhme më të ndritur. Kandidatët, të përzgjedhur me kujdes, bartnin shpresën e një vizioni të qartë për vendin” shkruan Salihu raporton “Gazeta Blic”.
Kandidati Salihu tha se ‘LDK, në këtë natë, jo vetëm prezantoi listën, por rizgjoi shpresën për një Kosovë më të mirë’
“Tubimi përfundoi, por mesazhi mbeti – një thirrje për veprim dhe unitet. LDK, në këtë natë, jo vetëm prezantoi listën, por rizgjoi shpresën për një Kosovë më të mirë.#BehuNdryshimi #Lumbardh77 # Lumi77 #77”
Kujtojmë se Lumbardh Salihu kandidon në këto zgjedhje me numrin 77 nga radhët e LDK-së.