Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumbardh Salihu ka vizituar tifo-grupin ‘Dardanët’.
Siç dihet prej kohësh, Salihu ishte futbollist në të kaluarën dhe ëndrra e tij ka qenë që një ditë të përfaqësonte Kosovën.
Ai kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale në vitin 2011, por që fatkeqësisht ëndrra e tij nuk u realizua për ta veshur fanellë dardane.
Lumbardh Salihu thotë se tashmë dëshiron të kontribuojë si deputet me mundësinë e dhënë nga LDK-ja, në mënyrë që të punojë për sportin, kombëtaren e Kosovës dhe ‘Dardanët’.
Kujtojmë që numri i Lumbardh Salihut është 77 në listën zgjedhore të LDK-së.
View this post on Instagram