Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, erdhi si risi në këto zgjedhje, duke u bërë shumë shpejt një emër mjaft i përfolur.
Salihu përveç mbështetjes së madhe që ka gjetur tek rinia, përkrahje të madhe po merr po ashtu edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Nga aktivitetet e shumta të këtij subjekti politik, shihet se Salihu është gjithmonë afër kryetarit Abdixhiku.
Së fundmi i njëjti ndau fotografi nga Vjena e Austrisë, vend i cili kjo parti realizoi takime, dhe ku Salihu shihet teksa shëtiti rrugëve të qytetit me të parin e partisë.
“Gjatë vizitës në Vjenë, me Lumirin, në një bisedë miqësore, ndamë përvojat tona, biseduam për shumë gjëra, përfshirë edhe futbollin, një pasion i përbashkët yni. I tregova qytetin ku jam rritur, dhe ku kam filluar karieren ne futboll. Biseduam gjithashtu për sfidat që na presin pas 9 shkurtit për të realizuar ndryshimet e nevojshme” shkruante Salihu në Facebook.
Mbrëmjen e sotme Salihu ndau po ashtu një imazh krahas Abdixhikut dhe Kryetarit të Forumit Rinor, Paris Guri, me të të cilin duket që ka një miqësi mjaft të mirë.
Me një shikim të thjeshtë në rrjetet sociale shihet se Lumbardh Salihu është gjithmonë afër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kujtojmë se Salihu është fitues i Big-Brother Vip Kosova 2 dhe në këto zgjedhje kandidon me numrin 77.
Fotografi të Lumbardh Salihut me Lumir Abdixhikun:





/Gazeta Blic/


