Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.
Kjo arritje ka lumturuar të gjithë futbolldashësit në vend.
Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport ka folur, Lumbardh Dellova i cili tha se është shumë i lumtur me këtë arritje duke potencuar se fitorja i shkon gjithë qytetit të Suharekës, Xhebrailave dhe atyre që i përkrahën deri në fund.
“Jemi shumë të lumtur.Kjo është hera e parë në fazën e grupeve të Conference League’s. Këtë fitore ia dedikojmë, gjithë Suharekës, gjithë qytetit, Xhebrailave, familjarëve dhe të gjithë ata që na mbështetën deri në fund. Faleminderit të gjithëve. Vazhdojmë tutje” , është shprehur Dellova.
/GazetaBlic Sport/


